Disponibile in:

12 – Meditimi – te Chakrat (pjesa 3)

Faqja 1 nga 10

Falë mësimeve të para po bëhesh koshient për diçka që ka ekzistuar gjithmonë, por që ia ke injoruar praninë. Meditimi duhet kuptuar dhe duhet praktikuar çdo ditë, sepse nuk ka fund njohja dhe kuptimi i niveleve të reja. Qëllimi i këtij rrugëtimi është të mësojë të meditosh te chakrat, duke mos menduar në mënyrë perfekte që kështu ti të njohësh veten tënde dhe të vendosësh plotësisht për të. Por, për t’ia dalë, duhet të stërvitesh hap pas hapi. Të kam treguar pak nga meditimi duke të ftuar të praktikosh të mos menduarit, por kjo nuk është gjithçka, duhet të mësosh të marrësh energji dhe ta përdorësh, që është pikërisht ajo që dua të mësoj sot: Meditimi te Chakrat.

Chakrat janë thjesht disa pika të trupit që mund të mbajnë energji. Nuk ka nevojë që tani të shpjegoj me detaje, sepse do e bëj në artikujt e ardhshëm. Ajo që ke nevojë të dish është se chakrat nuk janë diçka e çuditshme ose paranormale, por thjesht disa pika të trupit tonë që arrijnë të përqendrojnë më mirë energjinë dhe na lejojnë ta përdorim siç ne duam.

Janë si disa kuti të cilat në fillim nuk mund t’i shohësh, por duke mësuar të ndiesh energjitë, do kuptosh se sa të rëndësishme janë për jetën tonë të përditshme. Një shembull praktik është dhimbja e kokës e cila vjen nga chakra e Mendjes, e cila është mjaft bosh; e njëjta gjë vlen për dhimbjen e stomakut që vjen nga Pleksusi bosh, si dhimbja e shpinës e papritur, e cila nuk do vinte në qoftë se Chi do ishte plot me energji. Edhe pse tani termi Chakra mund të duket i çuditshëm ose i panjohur, në të vërtetë është një term i lashtë për të treguar disa pika më energjitike të trupit tonë, që na lejojnë të jemi më të fortë, të përqendruar dhe të shëndetshëm. Çdo chakër ka si funksion ta forcojë trupin tonë fizik dhe energjetik; mjafton të mendosh se Chi, që është chakra e forcës fizike, përdoret nga shumë mjeshtra të arteve marciale dhe nga praktikues të sportit posaçërisht për të rritur forcën, rezistencën dhe shpejtësinë. Bëhet fjalë për energji shtesë, asgjë të çuditshme. Pikërisht si te imazhi në fillim të kapitullit chakrat kryesore janë 5, edhe pse ekzistojnë dhe 3 të tjerë të rëndësishëm për të cilët do flasim më vonë. Koshienca jote duhet të ecë me të njëjtin hap me praktikën që ti të përmirësosh evolucionin tënd, kështu që në vend të vraposh, do fillojmë nga ajo që mund të mësosh menjëherë: Meditimi te 5 Chakrat.

Në artikujt e mëparshëm ke zbuluar se meditimi nuk është aspak i vështirë ose mister. Bëhet fjalë vetëm për relaksim, duke përdorur një teknike që jo të gjithë njohin; është e thjeshtë të thuash “Relaksohu”, por ka njerëz që asnjëherë s’e kanë kuptuar si bëhet. Me shumë mundësi edhe ti bën pjesë te ajo kategori sepse mendon se mund të relaksohesh thjesht duke parë televizor, dëgjuar muzikë ose duke menduar për problemet  dhe duke fjetur për disa orë; këto tre mënyra nuk do e zhvillojnë Koshiencën tënde. Meditimi ka qëllimin që të evoluojë mendërisht dhe spiritualisht, pra është një mënyrë e ndryshme relaksimi duke të bërë sa më funksional edhe pse është më e lashta; të tjerat janë hobby, zakone, rutinë, por nuk janë veprime që të evoluojnë. Për të qenë mirë brenda dhe jashtë, Meditimi të mundëson të mbushesh me energji extra për të qenë më i fortë dhe i vendosur sesa më përpara, përveç ndihmës të të mos menduarit që i vetëm të ndihmon për daljen jashtë të kotë të energjisë që pësojmë zakonisht. Le të flasim qartë: sot pa meditim jetohet si zombie, gjithmonë me një lodhje e cila na thith çdo energji dhe na bën të ndihemi pafuqi që nga mesdita, na këput në darkë dhe sa vijmë në shtëpi vemi direkt të flemë. Nuk mund të vazhdojmë kështu, sepse kjo nuk është jetë. Për të përmirësuar ditët tona kemi nevojë për energji extra që të na bëjmë të ndihemi mirë pavarësisht se kryejmë të njëjtat veprime çdo ditë, që disa herë janë dhe të mërzitshme dhe konsumuese siç ndodh në punë.

Faqja 2 nga 10

Nëpërmjet Meditimit te Chakrat i lejojmë mendjes që të jetë më aktive, trupin tonë të jetë energjetik dhe  aktiv, i shëndetshëm, por sidomos i lejojmë koshiencës tonë më të lartë – të cilën do e quajmë Shpirt – të ushqehet dhe evoluohet. Sepse në qoftë se ushqimi ushqen trupin tonë, energjia ushqen shpirtin tonë. Nuk ke pse habitesh: shpirti nuk ha ushqime solide si trupi fizik, megjthatë ka nevojë për energji për tu evoluar dhe zmadhuar fuqinë e vetë. Shpirti është i përbërë prej energjie dhe ushqehet me energji, pikërisht si trupi ynë fizik ushqehet me ushqim material, për këtë arsye ka nevojë për ushqimin e tij kryesor që është Meditimi. Nëpërmjet praktikës tonë meditative edhe shpirti ynë mund të ushqehet dhe forcohet.

Vetëm sepse nuk e shohim me sytë tanë dendësinë dhe madhësinë e një shpirti, nuk do të thotë se ai duhet injoruar: ne nuk i shohim organet tona të brendshme dhe po u ushqyem keq ata do fillojnë të sëmuren gjithsesi, kjo do ndodhë dhe do na sjellë dëme të rënda. Në qoftë se ne e ushqejmë trupin tonë me ushqime të shëndetshme dhe kryejmë aktivitetet fizike të duhura, organet tona të brendshme do jenë më rezistencë dhe jetëgjatësia e tyre do jetë më e madhe: e njëjta gjë vlen për shpirtin tonë.

Në fillim mund të besosh se shpirti nuk ka nevojë të ushqehet çdo ditë si trupi, sepse nuk ankohet. Në të vërtetë ai ankohet shumë shpesh. Në qoftë se sot nuk do haje, stomaku yt do të jepte sinjale dhe do ndieje atë bezdisje që, me të kaluarën e kohës, do shndërrohet në dhimbje. Shpirti sillet në të njëjtën mënyrë, sepse duke mos patur energji prana do ndihesh gjithnjë e më konfuz, i vetëm, sikur nuk je në vendin e duhur. Ke një boshllëk brenda që nuk të bën të arsyetosh mirë dhe të marrësh vendimet e duhura për jetën tënde. Uria na e bën  të pamundur të përparojmë, sepse kur ke uri nuk arrin të arsyetosh aq mirë sa do, të bën të brishtë dhe të nënshtrueshëm,. Në qoftë se është shpirti yt ai që ka uri, ai nuk do bëjë zhurmë, por brenda teje do dëgjosh disa britma dhimbjeje të cilat të bëjnë të ndihesh gjithnjë e më shumë bosh dhe me ankth. Në qoftë se je këtu duke kërkuar përgjigje është sepse brenda teje dëgjon ato britma të cilat nuk e di se kujt i përkasin, ndihesh bosh dhe i vetëm, edhe pse nuk e kupton arsyen. Do habitesh kur të kuptosh se ajo ndjesi boshllëku, ajo dhimbje e brendshme, ajo vuajtje, ishte thjesht uri. Kur shmang një vakt të rëndësishëm dhe për një arsye nuk ha, trupi yt do dobësohet dhe do ndihesh i trishtuar dhe i nervozuar: kur shpirti yt nuk ushqehet do ndihesh akoma më keq. Ato goditjet e forta të vetmisë, keq qenieje dhe pesimizmi, janë të therurat e urisë së shpirtit tënd. Tani nuk e kupton, por kur të  mësohesh që të meditosh në mënyrë konstante do kuptosh se ai boshllëk dhe ajo vetmi do ikin, madje do mendosh se nuk kanë ekzistuar ndonjëherë: ai moment do ndodhë kur të kesh përmbushur nevojat e shpirtit. Kur e mbush barkun plot nuk mendon me për urinë: je aq plotë saqë as nuk të kujtohet se çfarë do të thotë të kesh uri, sepse tashmë do jesh plotë dhe nuk do e mendosh më. Kur të meditosh në mënyrë konstante do harrosh kuptimin e vuajtjes. Po të kishe një çrregullim ushqimor dhe do haje drekë një ditë po dhe një ditë jo, pastaj një darkë po dhe një darkë jo, trupi yt do reagonte negativisht, sepse do vihej nën një stres të vazhdueshëm. Ti ke nevojë të hash me ritmet e duhura dhe vaktet e sakta që shëndeti yt të jetë i mirë. Në të njëjtën mënyrë funksionon me shpirtin: në qoftë se sot e ushqen dhe nesër jo, edhe pse nuk e ndien atë dhimbje fizike ai do jetë duke u dobësuar dhe do fillojë të bërtasë brenda teje, duke të bërë të ndihesh pesimist dhe i irrituar.

Nëpërmjet meditimit te chakrat do vësh re ti vetë, që nga seancat e para, se sa i lartë është efikasiteti i relaksimit, sepse do ndihesh më i qetë dhe gati për të përballuar sfidat e përditshme me më shumë qetësi. Mos prit që që nga meditimi i parë të ndihesh aq energjitik aq sa të ndash një mur në mes: më përpara do përqendrohesh te gjendja mendore që duhet të mbash, sepse edhe pse tani mund të duket si pak gjë do jetë pikërisht ajo e cila do të evoluojë ose të bësh të dorëzohesh.

Faqja 3 nga 10

Pastaj nëpërmjet praktikës konstante do ndihesh edhe më i fortë fizikisht dhe nuk do ketë nevojë të presësh vite, sepse gjithçka do varet nga sa rëndësi do i japësh çdo seance ditore. Duke zgjedhur të meditosh do ndihesh më mirë, më energjetik dhe më pak i predispozuar ndaj lodhjes. Qëllimi i të mos menduarit është të mësosh të dallosh se kush je ti nga influencat e jashtme që duan të shtiren si ti.

Qëllimi i chakrave është të të mbushin me energji që ti të mund ta përdorësh për të marrë përfitime. Gjatë ditëve rutinë do ndihesh më energjetik dhe zgjuar (sikur të kishe pirë 7 filxhanë kafe, por pa efekte anësore!) dhe do mësosh të mbrohesh e nga energjitë e jashtme që duan të influencojnë jetën tënde. Për më tepër mund ta përdorësh energjinë që ke marrë nëpërmjet meditimit për të arritur përmirësime në çdo aspekt të jetës së përditshme dhe spirituale. Mos mendo se energjia shërben vetëm për evolucionin tënd abstrakt, sepse do arrish të dallosh edhe sa e efektshme është në dimensionin konkret. Për të përmendur nja dy shembuj, mund të bësh që diçka vërtet pozitive të ndodhi në jetën tënde, që dëshiroje prej kohësh, por që as që nuk ia dije nga t’ia filloje për ta realizuar: nëpërmjet teknikave psiqike mund t’i afrohesh konkretizimit të saj. Ose do doje një shërim energjetik për ndonjë problem personal ose për shëndetin e personave që do, që pa energji nuk do arrije dot të veproje në nivele të larta. Gjithçka do varet nga impenjimi dhe interesi yt në praktikën tënde. Me siguri askush tjetër nuk do të mund ta bëjë për ty.

Chakrat janë shumë të rëndësishme, sepse të lejojnë të marrësh energji dhe ta përdorësh si të duash, por para të gjithash të duhet një mbrojtje energjetike shumë e fortë e cila do pengojë që ngjarjet negative të ndodhin në jetën tënde. Kësaj do i shtohet Mbrojtja Psiqike, një teknikë që absolutisht ta këshilloj të praktikosh dhe që mund të gjesh në artikujt e tjerë. Megjithatë, edhe mbrojta mund të mos funksionojë mirë në qoftë se ti nuk mediton; bërja e një mbrojtjeje të mirë lidhet shumë me sasinë e energjisë që ke në trup. Në qoftë se nuk mediton nuk do kesh energji të mjaftueshme për të bllokuar ngjarje shumë të rënda. Pavarësisht se meditimi pa mendime është jashtëzakonisht i rëndësishëm, gjithsesi ngelet i paplotësuar pa përdorimin e chakrave. Nuk do mësosh vërtetë të dallosh veten tënde të vërtetë nga influencat e jashtme në qoftë se nuk do kesh fuqinë të mbrohesh nga to. Ja pse ke nevojë të kesh chakra plot me energji. Meditimi ka nevojë të evoluojë në të njëjtin hap të mos menduarit dhe chakrat, sepse në qoftë se një nga këto mungon, peshorja do anohej nga njëra anë dhe nuk do të arrije ta përdorje energjinë siç do. Të kesh shumë energji por të mos të dish ta përdorësh nuk i zgjidh problemet, sepse jeta jote, edhe pse e përmirësuar, do ngeli gjithsesi e paplotë. Të mësosh të mos menduarit është e nevojshme për tu përqendruar më mirë te objektivat e tua. Të mos menduarit dhe chakrat plotësohen, duke krijuar kështu një meditim perfekt.

Mbase po pyet veten se përse po të kërkoj të praktikosh pa të shpjeguar akoma të gjitha detajet dhe pa iu përgjigjur pyetjeve të pafundme që ke, në qoftë se je i ri në këtë praktikë; mos u shqetëso, e kam menduar edhe këtë. Prandaj, te artikujt e ardhshëm do iu përgjigjem gjithë pyetjeve rreth meditimit. Por përpara dëshiroj që ti ta përjetosh eksperiencën e mirëqenies, që kështu ta besosh atë që them vetëm falë provave të përjetuara, jo më përpara. Nuk dua që ti ta besosh atë që them veç sepse e lexove, dua që ti ta praktikosh. Duke bërë, kështu do të mund të zbulosh nëpërmjet eksperiencës tënde se gjithçka është reale, dhe nuk do kesh më asnjëherë dyshime. Në qoftë se nuk do praktikosh, do rrish gjithnjë me dyshimet e tua dhe do presësh që unë të ti heq, por nuk është kështu: je ti ai që duhet ta bësh, duke praktikuar teknikat që të kam mësuar. Vetëm kështu do besosh te vetja dhe nuk do varesh nga askush tjetër.

Faqja 4 mga 10

Prandaj përpara se të vazhdojmë me shpjegimin e Meditimit, dua të bëj të provosh çfarë do të thotë të meditosh te Chakrat. Pikat energjetike më të rëndësishme të trupit tonë janë 8:

  1. Chakra Kundalini – ndodhet te maja e shtyllës kurrizore.
  2. Chakra  Seksual – ndodhet pak më lartë se Kundalini. Këto dy chakra ndodhen goxha afër me njëri-tjetrin, prandaj ngatërrohen shpesh.
  3. Chakra Chi – ndodhet te barku, pak më poshtë kërthizës. Një riferiment femëror është pikërisht në qendër mes dy vezoreve.
  4. Chakra Pleksusi Solar – ndodhet në stomak.
  5. Chakra e Zemrës – ndodhet në qendër të kraharorit në lartësinë e zemrës.
  6. Chakra e grykës – te gryka.
  7. Chakra e Mendjes – ndodhet saktësisht mes vetullave.
  8. Chakra e Kurorës – ndodhet sipër kokës.

Edhe pse chakrat janë 8, ne do fokusohemi tek 5: Chi, Pleksusi, Zemra, Mendja dhe Kurora. Këto 5 qendra janë ato të cilat do sjellin më shumë ekuilibër në rizgjimin tënd shpirtëror.  Ato do mbushen në mënyra të ndryshme, sepse kanë kohëra dhe aftësi të ndryshme, prandaj do të tregoj çelësat për të përmirësuar qendrat e tua të energjisë. Si fillim nuk do meditojmë te chakrat e tjera, sepse ato të mësipërmet kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe tani për tani këto nuk janë absolutisht të rëndësishëm. Nuk duhet të shqetësohesh, sepse nëpërmjet meditimit te 5 chakrat më të rëndësishme edhe gjithë trupi ynë do mbushet me energji, prandaj edhe chakrat e tjerë do mbushen. Nëpërmjet meditimit të 5 chakrat do arrish rezultate shumë të mira.

Chakra e parë te e cila do meditojmë nga 7 deri në 10 minuta do jetë Chi. Ne qoftë se ky është meditimi yt i parë te chakrat, të këshilloj të fillosh me 7 minuta; te seanca e ardhshme do të mund të fillosh me 10. Chi ndodhet te pjesa e poshtme e barkut, siç e sheh te imazhi në fillim të kapitullit. Nuk është e nevojshme të gjesh milimetrin e saktë se ku ndodhet: chakrat do zmadhohen, prandaj edhe po i vure gishtat 1 ose 2 centimetra më poshtë do e gjesh gjithsesi. Rëndësi ka të rrish te zona e chakrës pa u lëvizur shumë përtej. Chakrat ndodhen në mes të trupit tonë, janë simetrike me shtyllën kurrizore; prandaj, nuk ndodhen as majtas as djathtas, por në mes.

Personalisht i vë gishtat në zonën e mitrës, mes dy vezoreve, pasi në këtë pikë arrij ta ndiej mjaft mirë Chi-në time, edhe pse disa persona preferojnë t’i vënë gishtat pak më lartë, sepse i ndihmon ta ndiejnë më mirë.

Pika e dytë energjitike te e cila do fokusohemi është Pleksusi solar, i cili ndodhet te stomaku. Te kjo chakër do meditojmë 3 deri ne 5 minuta.

Faqja 5 nga 10

Për të ekuilibruar seancën meditative, është e rëndësishme të zgjedhësh çdo herë nëse do praktikosh meditimin e shkurtër apo atë më intensiv. Nëse vendos të praktikosh Meditimin në version audio, do jesh duke bërë teknikën më të shkurtër. Por, për herët e tjera mos harro se  koha e meditimit te chakrat duhet të jetë gjithmonë e ekuilibruar mes tyre, prandaj nëse vendos të meditosh 7 minuta te Chi, duhet gjithashtu të zgjedhësh të meditosh 3 minuta te Pleksusi. Në qoftë se do meditoja 15 minuta te Chi dhe 2 te Pleksusi, do krijoje një dizbalancë mes chakrave dhe kjo nuk është diçka e mirë, arsyeja pse po të tregoj minutat e duhura. Gjithsesi, nëse do ndjekësh udhëzimin me audio që do të jap nuk do kesh asnjë vështirësi.

Pastaj do meditojmë te chakra e Zemrës, duke i dedikuar 7 deri në 10 minuta. Ajo ndodhet te lartësia e zemrës, duke u përqendruar te zona e kraharorit, sepse është paralel me shtyllën kurrizore, pra nuk mënjanohet djathtas.

Në vazhdimësi ndodhet chakra e Mendjes, te e cila do meditojmë 7 deri në 10 minuta. Ajo ndodhet pikërisht mes dy vetullave.

Si përfundim do meditojmë te chakra e Kurorës, nga 3 deri ne 5 minuta. Ajo do të ndihmojë të kesh eksperienca dimensionale, shumë të dobishme dhe pozitive.

Tani që e di se ku ndodhen pesë chakrat kryesore, do fillojmë me meditimin e udhëzuar. Nëse kjo është hera e parë që mediton te chakrat, mund të vendosësh ta praktikosh edhe shtrirë, që të prekësh chakrat sa më mirë, ose përndryshe mund të ulesh në pozicionin e gjysmë lotusit si te imazhi në fillim të kapitullit. Për ta filluar sa më mirë ketë seancë të re të këshilloj ta mbështesësh kurrizin në mur që të mos lodhesh, të vësh një jastëk poshtë që të mos ndiesh bezdisje te këmbët, pasi meditimi do zgjasë nga 25 deri në 30 minuta. Ji i lumtur, sepse ky do jetë meditimi i parë i vërtetë që do bësh. Seancat e vërteta, duhet të zgjasin gjysmë ore secila. Gjatë meditimit mund të mbash duart e mbështetura te gjunjët (me gishtin e madh dhe tregues që preken) ose t’i mbështesësh te legeni, duke i vendosur njëra sipër tjetrës me gishtat e mëdhenj që preken, si te imazhi i mëparshëm; në të kundërt, mund të përdorësh një dorë për të prekur chakrat, duke mbajtur tjetrën pa lëvizur dhe të mbështetur te këmbët: ky është pozicioni që të këshilloj më shumë. Jemi gati të fillojmë. Nëse vendos ta dëgjosh udhëzimin me audio, thjesht ndiq hapat e treguara; nëse preferon të vazhdosh me udhëzimin e shkruar, përpara se të kalosh te hapi tjetër lër të paktën një minutë ose dy pauzë, duke i lejuar vetes kohë për të praktikuar sa më mirë atë që do lexosh.

Relaksohu dhe vazhdo me relaksimin, pa u nxituar.

 

Relaksoje mendjen…

 

Mos mendo për asgjë…

 

Dëgjo vetëm fjalët e mia… ndërkohë që gjithçka përreth ndalon.

 

Imagjino rreth teje një dritë të bardhë që të kalon afër…

 

Kjo dritë e bardhë, shumë e bukur, të rrethon dhe lëviz rreth teje…

 

Të bën të ndihesh mirë.

 

Drita e bardhë të rrethon…në sasi gjithnjë e më të madhe.

 

Imagjino sikur kjo drita hyn drejt e në chakrën tënde Chi.

 

Merr frymë thellë dhe imagjino dritën që hyn te Chi…

 

Tani, me një dorë, vëri gishtat e tu tek zona e chakrës dhe preke.

 

Përqendrohu te ndjesia fizike që prekja e gishtave te lëkura të bën të ndjesh.

 

Ndjej chakrën Chi që thith energjinë pozitive, edhe falë prekjes së gishtave.

 

Imagjino sikur Chi-ja jote thith gjithnjë e më shpejtë energjinë.

 

Nga ky moment përqendrohu vetëm te Chi, pa menduar për asgjë tjetër.

 

Thith prana te Chi…

 

Dhe mos mendo më për asgjë…

 

Përqendrohu që të ndjesh prekjen te Chi.

 

Relaksohu… dhe mos mendo për asgjë…

 

Përqendrohu te chakra pa menduar…

 

Merr frymë thellë dhe hiqi gishtat nga chakra Chi.

 

Tani vëri te chakra e Pleksusit.

 

Imagjino dritën që hyn brenda Pleksusit tënd…

 

Dhe thithe brenda.

 

Përqendrohu mirë te lëkura, duke e ndjerë fizikisht prekjen e gishtave.

 

Merr frymë thellë nga Pleksusi…

 

Dhe mos u shpërqendro për asnjë arsye.

 

Vazhdo të marrësh frymë i vendosur te Pleksusi.

 

Përqendrohu vetëm te Pleksusi, mos u shpërqendro nga asgjë tjetër.

 

Merr frymë thellë… duke hequr gishtat nga Pleksusi.

 

Relaksohu… tani mund t’i vësh gishtat te chakra e Zemrës.

 

Bëj një frymëmarrje të thellë nga Zemra dhe ndjehu i fuqishëm, shumë i fuqishëm.

 

Ndieje zemrën që rreh fortë…

 

Përqendrohu te rrahja e zemrës tënde dhe merr frymë….

 

Ndiej që rrahjet e zemrës rriten…

 

Ndiej sesi zemra jote rreh fort, ndiej çfarë emocioni të jep…

 

Thith prana nga zemra jote… dhe ndiej që rreh për ty.

 

Ndjehu i lumtur, i përmbushur, sepse kjo është ndjenja që duhet të kesh kur mediton…

 

Ti je i fortë, duhet ta ndjesh të vërtetën…

 

Pranoje…

 

Përqendrohu te zemra, ndjej se si rreh fort nga emocionet!

 

Mos mendo për asgjë, shijoje emocionin e të qenit më në fund i pranishëm.

 

Relaksohu…

 

Tani mund t’i lëvizësh gishtat te Chakra e Mendjes…

 

Imagjino dritën që hyn te chakra jote…

 

Sasi të mëdha të bardhë që hyjnë në Mendjen tënde… dhe që përhapet…

 

E pastrojnë…

 

Nxjerrin jashtë çdo problem… mendim negativ… çdo bezdisje… çdo humbje kohe.

 

Gjithçka shkrihet… ngel vetëm drita… dhe mirësia.

 

Që nga ky çast… mos mendo për asgjë…

 

Përqendrohu vetëm te lëkura jote… te prekja fizike e gishtave të tu…

 

Relaksoje fytyrën… relaksoji vetullat dhe ballin…

 

Përqendrohu te chakra e Mendjes pa stresuar fytyrën…

 

Mos u shpërqendro.

 

Përqendrohu, Mendja jote është tepër e rëndësishme!

 

Thith prana nga Mendja…

 

Relaksohu… dhe lëvizi gishtat te chakra e Kurorës…

 

Thith prana nga Kurora…

 

Ndjeje, se si të hap ndaj Universit…

 

Hiqi gishtat nga chakra, duke i vënë duart njëra sipër tjetrës, poshtë Chi-së.

 

Qëndro i përqendruar te Kurora, pa e prekur me gishta…

 

Ndiej energjinë e bardhë që hyn drejt e te Kurora jote…

 

Përqendrohu vetëm te Kurora…

 

Thith prana…

 

Dhe relaksohu….

 

Të falënderoj, që më lejove të relaksoj.

 

Jam vërtet e lumtur që ti praktikove këtë Meditim, sepse i lejove vetes tënde të shkosh përtej paraqitjes dhe testove te vetja jote ndjenjën që ndihet gjatë meditimit te chakrat. Në fillim mund të ndihesh aq i relaksuar saqë mund të përgjumesh, por duke praktikuar në mënyrë konstante do ndihesh gjithnjë më energjitik dhe i fortë, aq sa të mund të ndryshosh rutinën tënde dhe të veprosh më shumë për jetën tënde duke u ndierë më pak i lodhur, krahasuar me kohën kur veproje më pak dhe ndiheshe më i lodhur dhe i mefshtë. Meditimi është një armik i mefshtësisë, të bën energjitik dhe të vendosur, të aftë të realizohesh në atë që më përpara nuk do e mendoje ndonjëherë. Do e kuptosh, duke vënë re në jetën tënde dhe në personalitetin tënd disa cilësi dhe situata pozitive të cilat do dalin papritur. Do habitesh.

Ky dokument është përkthimi i aritikullit origjinal (https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/archives/4886) i sitit Accademia di Coscienza Dimensionale.

Fundi i faqes 10 nga 10. Nëse të pëlqeu artikulli komento këtu poshtë dhe përshkruaj ndjesitë e tua gjatë leximit apo praktikimit të teknikës së propozuar.

 

Ky dokument është pronë e https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, është i ndaluar çdo përdorim i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjeve të pranishme në portal, përfshirë memorizimi, riprodhimi, ripunimi, përhapja apo shpërndarja e përmbajtjeve të njëjta nëpërmjet çdo platforme teknologjike, suporti apo rrjeti telematik pa autorizimin e shkruar të mëparshëm nga ana e Akademisë së Koshiencës Dimensionale, A.C.D. Çdo shkelje dënohet me ligj. ©

 

 

#s3gt_translate_tooltip_mini { display: none !important; }

Vuoi aggiungere il tuo banner personalizzato? Scrivici a [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *