Disponibile in:

42 – Pastrimi i energjisë – Si të pastrosh energjinë tënde (pjesa 1)

Faqja 1 nga 7

Të gjithë kemi një aura dhe të gjithë, çdo ditë, jemi në kontakt me persona dhe energji negative, nga të cilat kemi marrë një sasi që me kalimin e kohës do ndotë fushën tonë energjitike. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e di se aura e secilit prej nesh thith energjitë e jashtme dhe se energjia jonë duhet pastruar rregullisht. Disa persona madje besojnë se të praktikosh teknika për pastrimin e aurës është e turpshme, sepse duan të duken gjithnjë të mirë dhe të pastër, edhe në qoftë se energjia e tyre është negative. Të kesh energjinë pak pis nuk do të thotë mos të kesh ndërgjegjen e pastër; mund të jesh personi më i qetë dhe i mirë në botë, pra ke ndërgjegjen e pastër, por aura jote mund të ketë mbledhur energji negative gjatë ditës dhe, kështu do përbëhet edhe nga energjitë që ndodhen në një vibracion të ulët. Prandaj nuk është e çuditshme në qoftë se edhe ti, si shumë persona të tjerë, të kesh nevojë të pastrosh energjinë tënde. Çdo ditë jemi në kontakt me persona ose ngjarje që ndodhen në vibracione shumë të ulëta, dhe duke ndenjur afër tyre edhe energjia jonë ndikohet, duke rrezikuar që të thithë dhe të mbajë energjinë negative të mbledhur gjatë ditës. Disa ditë kemi më shumë fat, sepse takojmë vetëm persona të mirë dhe situata të këndshme, ndërsa ditë të tjera ndodhemi ballë për ballë problemeve, kaosit, situatave të pakëndshme, stresuese dhe afër personave që na shfryjnë gjithë keq qeniet e veta dhe që na dërgojnë energji negative. Gjithë këto rrisin energjinë negative që mblidhet brenda aurës tonë. Edhe pse shumë mendojnë se mjafton të dëshirosh të jesh i sinqertë për të qenë totalisht i mirë, në të vërtetë energjia ka nevojë për një pastrim të shpeshtë, që të gjitha programet negative të mbledhura me kohë të shkëputen dhe mos të ngelen të mbledhur te aura jonë përgjithnjë. Energjitë që mbledhim nuk zhduken vetë me kohë, por mund të ngelin brenda aurës tonë edhe për shumë vite. Derisa të vendosim të pastrojmë aurën tonë, kjo do vazhdojë të mbledhë energjitë negative brenda vetes.

Kur praktikojmë teknika për të pastruar energjinë tonë, kjo e fundit fillon e shkëlqen, por pastërtia e saj nuk do zgjasë përgjithnjë, sepse çdo ditë do vemi te të njëjtat vende dhe do takojmë të njëjtët persona që do na dërgojmë rëndesa dhe fije negative siç ndodh gjithnjë; prandaj do kemi nevojë ta pastrojmë energjinë përsëri. Më përtacët përpiqen të gjejnë një mënyrë për të pastruar energjinë e vetë vetëm një herë që më vonë mos ta bëjnë më përgjatë gjithë jetës. Mund të iluzionohen se kjo gjë ekziston vërtet, por është si të shpresosh të lahesh vetëm një herë në jetë dhe të jesh gjithnjë i pastër: mund të bëhet, mund të iluzionohesh se askush nuk e ndien erën tënde, por kjo nuk do e ndryshojë faktin se të gjithë do e ndiejnë erën tënde çdo ditë. Po ashtu edhe energjia jonë ka nevojë të pastrohet rregullisht, që influencat dhe programet energjitike që mund të kemi mbledhur gjatë ditës të hiqen dhe të mos influencojnë shëndetin tonë emocional dhe fizik. Energjia jonë bëhet pis kryesisht për dy arsye, që janë mendimet tona personale dhe influencat e jashtme që vijnë nga mendimet e personave që na rrethojnë. Nga njëra anë kemi mendimet tona, prandaj çdo herë që mendojmë negativisht bëjmë që energjia jonë të vibrojë në një frekuencë më të ulët. Nga ana tjetër kemi gjithë influencat e jashtme, pra mendimet e njerëzve të tjerë, aurat e tyre, programet energjitike të tyre, që mund të influencojnë energjinë tonë dhe ta sjellin në një nivel më të ulët. Edhe pse do të donim që të ishte gjithnjë e bardhë dhe super e pastër, energjia jonë e vuan çdo herë që mendojmë negativisht dhe që lejojmë të influencohemi nga pesimizmi personal dhe i të tjerëve; për më tepër thith edhe shumë energji të jashtme që i ngjiten aurës tonë, duke e ndotur. Energjitë negative e prishin humorin tonë, mbrojtjet tona imunitare, pra shëndetin tonë fizik. Për më tepër, nëse aura jonë pra energjia jonë nuk është totalisht e pastër, ka rrezik të thërrasë ngjarje negative që do na shkaktojnë bezdisje gjatë ditëve të cilat po vazhduan për gjatë do bëhen shkak vuajtjesh. Energjia thërret energji, prandaj në qoftë se aura jote është gjithnjë e pastër do thërrasë vazhdimisht ngjarje pozitive, por në qoftë se është negative do thërrasë ngjarje negative.

Faqja 2 nga 7

Energjia ndotet më thjesht nga se mendon, sepse mund të humbasë ndriçimin qoftë edhe duke kaluar pak kohë duke menduar për problemet ose kujtimet e jetës plot trishtim, vetmi, frikë, sidomos inat, keq qenie dhe gjithë ndjesitë negative. Mund të kesh arsye për të qenë i inatosur, por kjo nuk e shmang faktin se kjo do e ndotë energjinë tënde. Sigurisht që nuk krahasohet një aura që vibron në një energji pak më të ulët nga stresi i mbledhur gjatë ditës, me aurën e një personi të keq, që sillet keq dhe që kënaqet duke parë të tjerët që vuajnë. Të kesh një aura të ndotur nuk do të thotë të jesh një person i tillë, sepse kjo është një çështje tjetër. Të gjithë kemi disa periudha të jetës ku vuajmë, ku jemi të stresuar, në ankth, të trishtuar për diçka që ka ndodhur gjatë ditës tonë që na ka bërë të provojmë këtë ndjenjë, dhe kjo nuk na bën persona negativë. Ja pse është e rëndësishme ta mbash të pastër energjinë edhe kur mendojmë se është totalisht e pastruar. Ka gjithmonë vend për përmirësim. Kush mendon se ka një aura totalisht të pastër atëherë as nuk di se çfarë është aura. Kur një person mendon shpesh negativisht, qoftë për trishtim, ose për vetëbesim të ulët, ose çfarëdo arsye, e mbush energjinë e vet me negativitet, i cili do thërrasë akoma më negativitet duke krijuar kështu një zinxhir pa fund. Por kur një person mendon pozitivisht, duke mbajtur një qëndrim optimist dhe me besim në çdo moment të jetës, do tërheqë më shumë ngjarje pozitive. Të jesh gjithmonë pozitiv nuk është aspak e thjeshtë, por të paktën duhet të tentojmë të punojmë mbi këtë qëndrim. Sa më pozitive të jenë mendimet tona, aq më shumë do mbushet aura me pozitivitet; sa më negative të jenë ndjenjat tona, aq më shumë aura do mbushet me negativitet. Aura është si një magnet që tërheq – siç thotë ligji i atraksionit – energjitë pozitive ose negative në varësi të gjendjes së aurës tënde. Sa më shumë të pastrohet energjia jote, aq më shumë persona pozitive do ndihen të tërhequr nga ty në vend të personave negative, të cilët do duan të rrinë larg teje. Prandaj është shumë e rëndësishme të pastrosh energjinë tënde rregullisht dhe jo vetëm një herë në jetë.

Nëpërmjet meditimit po e pastron energjinë, por mund të vendosësh të bësh edhe teknika të tjera shtesë për të rinuar energjinë tënde dhe shpejtuar procesin e pastrimit të saj. Sigurisht që teknika e pastrimit të energjisë nuk është njësoj si të bësh meditimin e vërtetë, prandaj nuk mund dhe nuk duhet ta zëvendësojë. Por mund të ndihmosh edhe përmirësimin e seancave të meditimit. Fillojmë me teknikën e pastrimit të energjisë që do zgjasë rreth 10 minuta. Do të të udhëzoj në hapat e pastrimit dhe do të shpjegoj truket për të ndenjur sa më shumë i pastër.

Zgjidh pozicionin që të pëlqen më shumë. Meqenëse nuk është meditim, por seancë pastrimi energjie, mund ta bësh edhe shtrirë, ose në pozicionin që ndihesh më rehat.

Relaksohu…

 

Dhe thith prana.

 

Imagjino sikur po thith energji të bardhë, të ndritshme, e cila hyn brenda kraharorit tënd.

 

Relaksohu.

 

Sa më shumë prana thith, aq më shumë përhapet brenda kraharorit tënd.

 

Thith dritë, një dritë shumë të bardhë, shumë të ndritshme, që të bën të ndihesh në paqe.

 

Thithe dhe përhape brenda gjithë kraharorit tënd.

 

Relakso gjithë muskujt e trupit tënd.

 

Ndiej dëshirën e të dashurit që energjia jote të pastrohet, të shndrish, të dashurit të përmirësosh gjendjen tënde energjitike.

 

Prandaj thith dritë brenda teje, me qëllimin e të thithurit energjinë më të ndritshme dhe pozitive që ekziston.

 

Mos ki nxitim. Thith prana brenda teje, sepse ky është çelësi.

 

Fillo të thithësh prana nga çdo anë e kraharorit tënd, edhe nga kurrizi. Thith sa më shumë dritë të jetë e mundshme.

 

Vizualizo që shndrrin brenda teje.

 

Vizualizo dritën që përhapet, duke mbushur gjithë trupin.

 

Thith prana brenda teje, duke rritur energjinë pozitive brenda teje.

 

Imagjino që energjia që hyn brenda trupit tënd bëhet akoma më e ndritshme, gjithnjë e më e ndritshme, duke tejçuar tek ty një ndjesi sigurie dhe lumturie.

Vizualizo energjinë prana që përhapet drejt kokës, por pa lënë asnjëherë kraharorin bosh.

 

Prana vazhdon të hyjë brenda trupit tënd dhe ndërkohë përhapet edhe në kokë.

 

Energjia e shndritshme përhapet, pastron edhe energjinë e mendjes tënde, duke të dhënë një gjendje paqeje absolute.

 

Kjo dritë e mbush mendjen tënde dhe rregullon dëme që kishin nevojë për energji. Ofroja.

 

Merr frymë thellë… dhe ndiej dëshirën e fortë e të dashurit që energjia jote e brendshme të pastrohet nga prana.

 

Relaksohu… dhe vazhdo duke thithur prana të ndritshme brenda teje.

 

Përqendrohu përsëri të kraharori, duke thithur prana brenda teje.

 

Duke vazhduar relaksimin, vazhdo duke shpërhapur energjinë e ndritshme drejt këmbëve të tua.

 

Me ngadalë, zbrite energjinë e ndritshme drejt kofshëve…

 

pastaj drejt gjunjëve…

pastaj drejt këmbëve…

 

si përfundim përhape energjinë drejt këmbëve, duke i mbushur të dyja me prana.

 

Vazhdo duke thithur prana brenda teje… dhe lër që energjia të përhapet drejt këmbëve por pa ikur nga kraharori.

 

Energjia vazhdon të hyjë brenda teje, duke mbushur çdo zonë të trupit pa lënë bosh asnjë pjesë.

 

Vazhdo duke vizualizuar energjinë shumë të ndritshme që hyn brenda teje, që përhapet njëkohësisht nga koka dhe këmbët.

 

Imagjino sikur gjithë drita e bardhë e mbledhur deri tani, fillon të përhapet duke u bërë homogjene në gjithë trupin, në mënyrë aq perfekte saqë e ndriçon gjithë pjesën e brendshme të trupit tënd me këtë dritë shumë të pastër dhe plotë ndjenjash pozitive.

Ndiej brenda teje një ndjenjë pastërtie, qetësie dhe paqeje.

 

Tani ndiej ndjenjën e dashurisë për ekzistencën dhe jetën.

 

Përqendrohu te qëllimi i të pastruarit të energjinë tënde të brendshme, duke shkrirë çdo energji negative që ndodhet aty.

 

Merr frymë thelle dhe lër që energjia e bardhë të pastrojë gjithçka që ndodhet brenda teje.

 

Mund të vazhdosh të thithësh prana me qëllimin e të pastruarit energjinë tënde të brendshme, dhe kur të ndihesh gati, mund ta mbarosh seancën.

 

Mirë se u ktheve! Shpresoj që ta kesh ndierë ndryshimin! Sigurisht që një seancë 10 minutëshe nuk mjafton për të pastruar gjithë energjinë që ke thithur gjatë gjithë jetës, por me siguri e ke ndierë një përmirësim në humorin dhe relaksimin tënd dhe kjo është e rëndësishme. Fjala kyçe është prana. Energjia prana është thelbësore, sepse është e aftë të rregullojë çdo problem. Edhe pse teknika që bëmë mund të jetë dukur e thjeshtë dhe e shpejtë, në të vërtetë është shumë e dobishme për të filluar ndryshimin energjitik brenda teje.

Mund të vendosësh që ta zgjasësh teknikën dhe ta praktikosh për më shumë kohë, sepse është shumë relaksuese, por edhe 5 minuta në ditë mund të bëjnë ndryshimin. Teknika e pastrimit mund të duket njësoj me përgatitjen e meditimit, por ajo që ndryshon është qëllimi.

Faqja 7 nga 7

Gjatë kësaj seance, qëllimi yt është pastrimi i energjisë, dhe jo thithja e pranës të chakrat. Me kalimin e kohës do kuptosh ndryshimet mes qëllimeve të ndryshme. Nga pastrimi i energjisë së brendshme mund të bësh edhe pastrimin e aurës tënde, por ndërkohë mund t’i dedikosh qoftë 5 minuta çdo ditë pastrimit të brendshëm të trupit. Edhe pse teknika e pastrimit të energjisë është shumë relaksuese, nuk duhet ta zëvendësosh me meditimin, i cili ka qëllim të evoluojë sensorinë tënde dhe të të bëjë më koshient rreth jetës dhe Matrix-it. Teknika e pastrimit nuk është në të njëjtin nivel me meditimin, prandaj përdore pa harruar objektivin tënd që është evolucioni spiritual. Këshilla ime është të përdorësh teknikën e pastrimit të energjisë të paktën një herë një javë në qoftë se ke pak kohë, shumë herë gjatë javës në qoftë se do të rrisësh efektin pozitiv që do ketë mbi ty dhe personat që të rrethojnë. Për më tepër, të këshilloj të vazhdosh ta praktikosh këtë teknikë edhe kur do jesh i sigurt se ke një energji shumë të pastër. Mos lejo që përtacia ose egoja të ndalojnë të rrisësh pozitivitetin e energjisë tënde: nuk ka limite pastërtia, prandaj vazhdo praktikoje edhe kur do të duket sikur s’ka më nevojë. Do të sjellë më shumë mirëqenie nga se mendon. Kujto se eventet stresuese në jetën tonë dhe influencat e personave të tjerë e bëjnë goxha pis energjinë tonë, çdo ditë, prandaj mos nënvlerëso momentet negative, por sigurohu që energjia jote të rrijë e pastër, duke e pastruar periodikisht me të njëjtin qëllim dhe motivim që kishe herën e parë, edhe pas vitesh praktikë!

Fundi i faqes 7 nga 7. Nëse të pëlqeu artikulli komento këtu poshtë dhe përshkruaj ndjesitë e tua gjatë leximit apo praktikimit të teknikës së propozuar.

Ky dokument është përkthimi i artikullit origjinal (https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/archives/4803) i sitit Accademia di Coscienza Dimensionale.

Ky dokument është pronë e https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, është i ndaluar çdo përdorim i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjeve të pranishme në portal, përfshirë memorizimi, riprodhimi, ripunimi, përhapja apo shpërndarja e përmbajtjeve të njëjta nëpërmjet çdo platforme teknologjike, suporti apo rrjeti telematik pa autorizimin e shkruar të mëparshëm nga ana e Akademisë së Koshiencës Dimensionale, ACD. Çdo shkelje dënohet me ligj. ©

Vuoi aggiungere il tuo banner personalizzato? Scrivici a [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *