Disponibile in:

5 – Në qoftë se je këtu nuk është rastësi

Faqja 1 nga 2

Gjithmonë më kanë pyetur:

“Përse njerëzit nuk kuptojnë se fantazmat ekzistojnë? Pse njerëzit nuk besojnë në Zot? Pse besojnë se alienët nuk ekzistojnë? Pse pjesa më e madhe e tyre nuk beson në këto gjëra ose nuk i kupton?”

Pyetja mund të duket e garantuar, por jo të gjithë janë njësoj.

Nuk kam si qëllim ti kategorizoj personat duke i vënë një etiketë, por thjesht dua të të shpjegoj ndryshimin.

Ka persona që janë gati t’i njohin disa informacione,  të tjerë jo.

Mund t’i ndajmë personat në 3 kategori:

  • Ata që nuk besojnë dhe duke qenë se nuk besojnë nuk duan që të besohet në çfarëdolloj gjëje që mund të quhet “paranormale”. Janë aq të bindur në skepticizmin ose idealet e tyre aq sa e quajnë të vërtetë absolute faktin se diçka ekziston ose që ekziston vetëm siç thonë ata.
  • Ata që nuk besojnë, por që nuk kanë interes të imponojnë mendimin e tyre. Mund t’i quajmë “njerëz indiferentë të padëmshëm”. Kësaj kategorie mund t’i shtojmë edhe ata që dëgjojnë mendimet e të tjerëve dhe mbase besojnë në diçka, por nuk janë të interesuar që të interesohen shumë për paranormalen.
  • Ata që tregojnë shumë interes për tema të ndryshme “paranormale”, ndoshta jo për të gjitha, por gjithsesi interesohen për ekzistencën e këtyre gjërave përpara se të mohojnë ekzistencën e çfarëdolloj gjëje. Shpesh këto persona fillojnë të praktikojnë meditimin etj., për të zhvilluar më shumë koshiencën e vet.

Zakonisht do i quaja këta persona si spiritualë dhe jo spiritualë. Dy “kategoritë” e para do i fusja te grupi i “jo spiritualëve”, sepse mendja e tyre është rrënjosur te ajo që shohin me sytë e tyre; pra perspektiva e tyre është ekstremisht e limituar. Kategorinë e tretë do e fusja te grupi i “spiritualëve”, që do të thotë persona që kanë vendosur të ndjekin instinktin e vet rreth zbulimit të së vërtetës. Nuk lindin praktikantë dhe si të tjerët nuk e ndiejnë menjëherë nevojën e të praktikuarit kushedi se çfarë (përveç rasteve të rralla). Pavarësisht përtacisë ndiejnë brenda tyre një shtysë të fortë për të kërkuar diçka, duan të njohin dhe të dinë gjithnjë e më shumë, mund të themi se janë të etur për dije. Nuk ndihen asnjëherë të ngopur për dije. Ka një ndryshim mes “spiritual” dhe “jo spiritual”. Ata që do i quaja “spiritualë” janë persona që kanë dëshirë për t’u evoluar. Në të vërtetë këta persona janë shumë më të evoluar në shumë aspekte edhe pa e ditur, prandaj ndiejnë se duan të vazhdojnë të zbulojnë. “Jo spiritualët” nuk e ndiejnë këtë nevojë të madhe për të pasur dije. Disa herë mund të tregohen kuriozë për disa periudha, por dija për ta nuk është e nevojshme. Arsyeja e vërtetë e kësaj është sepse nuk janë gati.

Shpesh në gjuhën e zakonshme kjo terminologji ngatërrohet. Të mos qenurit gati nuk justifikon përtacinë e vet. Shpesh dëgjoj persona që më thonë: “Pashë në ëndërr një vajzë që të ngjante shumë, më ofronte dije dhe e dija se mund t’i besoja dhe pastaj erdhe ti, por nuk ndihem gati të filloj”.

Unë insistoj që, në qoftë se më ke gjetur, pavarësisht nga çfarë ishe duke kërkuar, është sepse ti je gati. Nuk ka rëndësi në qoftë se më pe në ëndërr ose nëse nuk më njeh fare, ti realisht nuk po më kërkoje mua, ti kërkoje një mjet për të arritur këto informacione. Unë nuk jam ajo që po kërkoje, unë do jem mjeti nëpërmjet të cilit do gjesh atë që realisht të intereson të dish. Shumë herë personat e lidhin frikën e një fillimi të ri ose thjesht përtacinë me të “mos qenurit gati”, duke e vonuar rizgjimin e vet me fjalinë tipike “kur të jem gati do e bëj”. Më vjen keq kur njoh persona që nuk arrijnë të shikojnë atë që unë shikoj. Shtyrja është vetëm një mënyrë tjetër për të thënë “nuk do ndodhë asnjëherë, sepse jam shumë përtac”.

Faqja 2 nga 2

Në qoftë se je këtu është sepse je gati të dish.

Askush këtu nuk do të hedhë në një dhomë të mbyllur plot me fantazma, askush nuk do të detyrojë të bësh diçka që nuk do, prandaj boll e gënjeve veten.

Nuk është rastësi fakti që ti je këtu duke lexuar këto fjalë. Ti po kërkon të vërtetën. Diçka brenda teje bërtiste, të shtynte të kërkoje, diçka donte të shpërthente dhe të thoshte: “Është aty, është aty!!!”, por ti nuk ishe gati ta dëgjoje, kishe shumë frikë. Pastaj, rastësisht, mbërrite këtu. Askush nuk të detyroi të lexoje shkrimet e mia, por qe instinkti yt. Mund të jem një person normal, por diçka të shtyn të lexosh dhe të vazhdosh të ushqehesh me fjalët e mia, sepse e di që nuk janë vetëm fjalë. Nuk kam mjaftueshmërisht ego për të thënë se do të ofroj të Vërtetën Absolute, por ka mundësi që ti jem afruar më shumë se të tjerët. Më vër në provë duke lexuar, eksperimentuar dhe verifikuar atë që vijon. Ka dy persona në botë: ata që nuk janë gati dhe ata që sot do arrijnë fillimin e një iluminimi.

Ndërsa do jesh duke lexuar këto dokumente, mund të ndodhë që të dridhura të vogla dhe pozitive të kalojnë në trupin tënd, të dridhura që të bëjnë të ndihesh mirë, të dridhura që do të emocionojnë. Këto i vijnë atyre që unë i quaj “spiritualë”.

Ti je gati, mos ki dyshime të kota.

Personat jo spiritualë nuk mund të kuptojnë atë që një spiritual arrin të kapë. Nuk bëhet fjalë për inteligjencë, por evolucion. Personat spiritualë janë të tillë prej kohe, që para se të lindnin. Kanë një dije më të madhe brenda vetes, nuk e dinë përse, por dinë se çdo gjë e tillë ekziston. Ka persona spiritualë që e dinë shumë mirë ekzistencën e gjithë këtyre gjërave, të tjerë do fillojnë me besimin se fantazmat nuk ekzistojnë ose që jemi të vetëm në botë, por nuk ka rëndësi: me kohë dhe eksperiencë do i zgjerojnë dijet e tyre.

Por pavarësisht kësaj, diçka i shtyn që të duan të njohin dhe dinë gjithnjë e më shumë.

Ti je një qenie spirituale, një qenie shumë e fuqishme që do të rizgjohet sa më parë.

 

Ti je gati..

 

Ushqehu me prana… do kesh gjithçka që dëshiron.

 

Jo spiritualët nuk mund të kuptojnë ato që thua, nuk do kuptonin edhe po të fillojë të lëvizje objekte me mendje para syve të tyre; do thoshin se është vetëm një truk magjik. Mund të djegësh diçka ose mund të ndryshosh motin, duke bërë që të nisë shi në një ditë më diell të ndritshëm, por ata do të përgjigjeshin dukë thënë se thjesht ke parë motin në televizor dhe e dije që në atë orë do niste shiu. Mund të krijosh një vrimë në mes të një reje dhe t’i japësh formën që dëshiron, por ata nuk do e shihnin, do thoshin se është një iluzion optik i yti. Ata nuk kanë kapacitetin të kuptojnë atë që ti mund të bësh. Nuk janë gati, truri i tyre i pengon. Ato pak persona “jo spiritualë” që do dallonin kapacitetet e tua, do fillonin t’i kishin frikë sikur ti të ishe një dark man ose i lig, ose thjesht do harronin gjithçka pas disa ditësh, duke i mos dhënë rëndësi ngjarjes. Do largoheshin nga ty, duke të quajtur “të çuditshëm” dhe të rrezikshëm.

Ka një ndryshim të rëndësishëm mes të qenurit “spiritual” dhe “jo spiritual”.

 

Ti je një mysafir në këtë planet, je ndryshe nga ata.. je kalimthi.

 

Në këtë kohë ke disa misione, por përpiqesh vazhdimisht ta mohosh.

 

Ti nuk e kujton, por je këtu për një arsye.

 

Nuk ndodhesh këtu rastësisht.

Ky dokument është përkthimi i aritukullit origjinal (https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/archives/4635) i sitit Accademia di Coscienza Dimensionale.

Fundi i faqes 2 nga 2. Nëse të pëlqeu artikulli komento këtu poshtë dhe përshkruaj ndjesitë e tua gjatë leximit apo praktikimit të teknikës së propozuar.

 

Ky dokument është pronë e https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, është i ndaluar çdo përdorim i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjeve të pranishme në portal, përfshirë memorizimi, riprodhimi, ripunimi, përhapja apo shpërndarja e përmbajtjeve të njëjta nëpërmjet çdo platforme teknologjike, suporti apo rrjeti telematik pa autorizimin e shkruar të mëparshëm nga ana e Akademisë së Koshiencës Dimensionale, A.C.D. Çdo shkelje dënohet me ligj. ©

Vuoi aggiungere il tuo banner personalizzato? Scrivici a [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *